Apple dhe Meta në diskutime për partneritet në inteligjencë artificiale

Apple dhe kompania mëmë e Facebookut, Meta, kanë diskutuar për partneritet në inteligjencën artificiale, raporton Reuters.

Kompanitë teknologjike kanë diskutuar integrimin e modelit gjenerues të AI-së së Metas në Apple.

Prodhuesi i iPhonet pritet gjithashtu të diskutojë partneritetet me kompani të tjera të inteligjencës artificiale në rajone të ndryshme si Kina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë diskutimet nuk janë finalizuar dhe mund të dështojnë, teksa marrëveshjet me Applen do të ndihmonin kompanitë e AI-së për të pasur shpërndarje më të gjerë të produkteve të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Apple njoftoi strategjinë e shumëpritur të AI-së këtë muaj, duke thënë se do të integrojë teknologjinë e re Apple Intelligence në grupin e saj të aplikacioneve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?