Apple e konfirmon, iPhone ka një problem serioz

Apple pritet ta rregullojë një problem në iPhone, që i bënte selfiet të duken shumë mirë duke e mjegulluar pak lëkurën.

Përdoruesit e iPhone XS u ankuan rreth këtij problemi, duke raportuar se kamera e përparme e celularit i bënte fytyrat e tyre të dukeshin dukshëm më të lëmuara.

Madje, disa u ankuan se fotografitë e tyre dukeshin ngjashëm me modifikimet që bëhen në aplikacione të bukurisë si FaceTune.

Swiss Digital Desktop Reklama

Efekti misterioz është i pranishëm edhe në iPhone XS Max, i cili ka të njëjtën kamerë të përparme si iPhone XS. Tani, Apple ka pranuar se në përditësimin e ardhshëm të iOS do ta rregullojë këtë problem – duke shpjeguar se çfarë e shkaktoi atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Apple më tha se iOS 12.1 do ta rregullojë një problem në sistemin e kamerave të mençura, që i bënte fotografitë të dukeshin më të lëmuara në iPhone XS dhe XR”, shkroi Nilay Patel për The Verge.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?