Apple fton të gjithë për testimin publik të versionin beta të iOS 8.3

Për herë të parë kompania Apple ka ftuar përdoruesit e saj të rregullt të testojnë përditësimin e ardhshëm të sistemit të saj operativ. Apple konkretisht ka lançuar një uebfaqe ku pronarët e interesuar të një iPhone mund të regjistrohen për të provuar iOS 8.3 gjatë fazes beta para se ai të lançohet gjerësisht për publikun gjatë këtij viti. Si fillim kjo faqe u përdor për të regjistruar ata përdorues që donin të testonin sistemin operativ desktop OS X, por tani e njëjta gjë po aplikohet dhe mbi sistemin operativ mobil iOS 8.3.

Ishte blogu 9to5Mac që raportoi fillimisht se Apple do të ofronte përditësimin e saj të ri për tu testuar nga përdoruesit përpara lançimit zyrtar të tij. Por akoma nuk është e qartë nëse numri i testuesve do të jetë i limituar, apo nëse përdoruesit do të duhet të plotësojnë disa kritere të veçanta për të pasur mundësi të bëhen pjesën e testuesve. Kompania akoma nuk ka bërë publike detaje se si do ti manaxhojë testuesit apo si do ti përzgjedhi ata.

Nëqoftëse ju do jeni ndër ata përdorues me fat që do të provoni eksperiencën iOS 8.3 Beta, do t’ju duhet të instaloni një skedar të veçantë në iPhone që e përgatit smartfonin tuaj për versionin Beta. Pasi të keni instaluar këtë skedar do të jeni në gjendje të shkarkoni iOS 8.3, një përditësim i cili përfshin ikona të reja emocionesh, platformën wireless Car Play dhe disa korigjime problemesh. Por kini parasysh që ky është një version beta ndaj ka të ngjarë që ju të përballeni me disa probleme të cilat nuk do të jenë pjesë e versionit final që do të lançohet. Fundja ky është qëllimi i testimit, identifikimi i problemeve nga përdoruesit dhe korigjimi i tyre nga kompania. (PCWorld Albanian)

SHKARKO APP