Apple me laptopin më të hollë në botë, peshon 900 gramë
Apple ka prezantuar një model të ri 12 inç të laptopëve. Bëhet fjalë për një MacBook Air i cili largon çdo portë të mundshme të modeleve tjera duke ruajtur vetëm një portë USB të tipit C si dhe një portë audio. Dizajn i MacBook Air ofron laptopin më të hollë në botë.
Laptopi peshon vetëm 900 gram dhe ka një trashësi 13.1 mm. Një tjetër karaktersitikë e tij është mungesa e ventilatorëve. Ekrani në modelin 12 inç të MacBook Air karakterizohet nga një rezolucion 2304×1440. Tastiera shtrihet në pothuaj terë gjerësinë e laptopit. Ky MacBook gjithashtu sjell një risi teknologjike të trackpadit. Kjo njësi tani është e paisur me më shumë sensorë duke arritur të bëjë dallimin mes një klikimi të lehtë dhe të fortë dhe si rezultat të ofroj dy komanda kompjuterike të ndryshme.
Për performancën e këtij laptopi do të kujdeset një proçesor prej modeleve “Broadwell” Core M. Ky proçesor zotëron një fuqi prej 5 vat dhe një fuqi përpunuesi prej 1.1 Ghz që mund të përshpejtohet deri në 2.9 Ghz. Ky laptop do të ketë një jetëgjatësi baterie deri në 9 orë shfletim në ueb dhe 10 orë duke vështruar video.
Largimi i një porte standarte USB 3.1 në favor të një modeli C sjell risi të shumta. Kjo portë do të mund të ofrojë fuqi prej 100 vat në baterinë e laptopit dhe 10 Gbps shpejtësi transferimi të dhënash. Thuani lamtumirë kablloeve HDMI, VGA dhe Thunderbolt. Nga ana tjetër do të duhen një mori adapterash për të riprodhuar funksionalitetet e humbura nga origjinali. Do tu duhen adaptera për të aksesuar portat e Ethernet, USB dhe Thunderbolt.
Laptopi do të ofrojë veçori të tilla si “Continuity”, “AirDrop” dhe “AirPlay” duke bërë të mundur ndarjen e të dhënave përmes valëve wireless pa pasur aspak nevojë për një kabllo.