FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Apple mund të zëvendësojë Google me Bing

Google ishte motori i zgjedhur i kërkimit për Safari në iOS Apple që nga viti 2007, kur iPhone i parë ishte paraqitur në treg, ndërsa në 2010, Apple dhe Google nënshkruan një marrëveshje e cila do të përfundojë në 2015. Më herët, Apple e kishte përdorur Google si aplikacionin e saj të integruar për harta në iOS, ndërsa më pas edhe pse Apple Maps e zëvendësoi Google Maps si aplikacioni kryesor për harta, shërbimi nuk ishte i njëjtë sa i përket kërkimit të hartave dhe navigimit.

Dihet se Yahoo dhe Microsoft kanë një marrëdhënie të mira me Apple, pasi Yahoo ofron informacion rreth aksioneve për iOS dhe Bing i Microsoft është ofruesi i rezultateve të kërkimit në Siri të Apple. Duke marrë parasysh sasinë e pajisjeve iOS që janë shitur çdo vit, Google do të mund të humbas përdorues në iPhone dhe iPad, edhe pse shumë njerëz ndoshta do të bëjnë manualisht kërkimin e parazgjedhur të tyre nga motori i kërkimit të Google.

Do të jetë interesante të shihet se cila prej dy kompanive do të arrijë ta bindë Apple për të përdorur motorin e tre të kërkimit si kryesorin në Safari, por natyrisht, Apple do të mund të vendosë të rrijë me Google.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?