“Apple” rekord të ardhurash, 75 mln “iPhone” u shiten në tre muajt e fundit

Jetojmë në një kohë, ku teknologjia bën diferencën. Gjiganti i teknologjisë “Apple” raportoi fitime kolosale në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, që nuk ishin parë gjatë të gjithë historisë së kompanive publike.  Plot 18 miliardë dollarë neto të siguruara në tremujorin e fundit fiskal, me një rritje prej 37% të të ardhurave, e kthen “Apple” në një perandori suksesi në biznes. Sipas “Standard and Poor’s” këto të ardhura kapërcejnë edhe 15,9 miliardët, që fitoi “Exxonmobil” në tremujorin e dytë të 2012-s, por edhe rekordin e mëparshëm të kompanisë ruse të gazit, “Gazprom”-it, që në tremujorin e parë të 2011-s pati të ardhura me plot 16,2 miliardë dollarë. Pas kësaj dallge të ardhurash të “Apple”-it qëndrojnë shitjet rekord të “iPhone”-ve. Plot 74,5 milionë të tillë janë shitur në tre muaj deri më 27 dhjetor, një nivel ky shumë më i lartë se pritshmëritë e ekspertëve. – “Interesi ndaj produkteve të Apple është tepër i lartë gjatë gjithë kohës, duke befasuar edhe pritshmëritë tona”, tha kreu ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook. – “Kjo sasi shitjes është vështirë të kuptohet”, tha ai, i cili shtoi më pas se “Apple” ka shitur mesatarisht rreth 30 mijë “iPhone” çdo orë. Aksionet e “Apple” pësuan një rritje me 5%, menjeherë sapo u hap bursa, pas këtij lajmi pozitiv mbi të ardhurat dhe fitimet.

SHKARKO APP