Arrinë të shoh pas 20 vjetësh

Një veteran i verbuar 20 vjet më parë arrin të shoh më në fund dhe kjo falë syzeve eklektronike në formë gote. Mark Cornell ka punuar në forcat ajrore Amerikane për 18 vjet radhazi. Ai humbi dritën e shikimit 20 vjet më parë për shkak të prekjes nga një sëmundje e rrallë e quajtur “Lyme”.  Cornell tha për prestigjozen britanike “Daily Mail” se ndërkohë që po provonte këto syze ishte sikur të rizbulonte edhe njëherë gjërat nga e para.

Kjo pajisje do të ndihmojë njërëzit të cilët nuk shohin ose ato që shohin shumë pak që të mund të shohin përsëri dhe në mënyrë shumë të qartë. Pajisja përdor algoritme dhe përcaktime të zgjedhura të tilla si ngjyra dhe kontrasti, kontrollues për  videon  në mënyrë që të bëjnë imazhet më të lehta për njerëzit me vizion të ulët, përfshirë këtu edhe rastin e Mark Cornell.
Videoja transmetohet  në kufje dhe shfaqet në ekranet LED para syve mbajtës së personave.
Kontrolluesi mund të përdoret për të bërë zoom në detaje deri në 14 herë madhësinë e tyre origjinale, që do të thotë  se mund të shihni një objekt sado larg qoftë ky, si një orë në një mur, apo të lexoni një gazetë afër.
Kontrolli i kontrastit bën që një dhomë të duket e errët për të bërë më të lehtë për njerëzit të dallojnë objekte nga rrethinat e tyre. Ndërkohë pasi provoi këtë pajisje Cornell ishte në gjendje të mund të shihte miqtë e tij pas 20 vitesh.
Ish fotografi në forcat  luftarake ajrore dhe audio specialisti i prodhimit vizual derdhi lot teksa pa përsëri pas gjithë këtyre vitesh duke thënë për mikun e tij Tom, të cilin ai e ka njohur menjeherë dhe ka zbuluar karakteristika te tij. 

SHKARKO APP