Audi me modele të reja dhe shitje marramendëse
Kreu i kompanisë Audi, Rupert Stadler, ka thënë se kompania është rrugës për të arritur shitjen e dy milionë veturave deri në fund të kësaj dekade, ashtu siç ka planifikuar. Kjo është shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh skandalin e tanishëm Dieselgate, gjë që ndikoi në rreth 2.1 milionë vetura të Audi-së, si dhe faktin se vitin e kaluar janë shitur rreth 1.74 milion vetura. Në mënyrë që të arrihen objektivat e vendosura në lidhje me shitjet, kompania Audi planifikon një numër të modeleve të reja, ndër ta edhe disa modele në version Crossover, transmeton Koha.net. Kështu që, Audi Q2 pritet të arrijë vitin e ardhshëm, Q6 elektrik gjatë vitit 2018, ndërsa Q8 pritet të arrijë në vitin 2019. Duhet theksuar se Audi beson se 40 për qind nga shitja totale deri në vitin 2020 do ta arrijë përmes modeleve SUV/Crossover. Sa i përket risive të tjera, duhet veçuar modelet e reja si Audi A5, A6, A7 dhe A8.