Audi prezanton “A8 plus”, makinën e gjeneratës së fundit
“Audi A8 plus”, kjo është makina e fundit e prezantuar nga gjigandët gjermanë në Los Angelos “Auto Show 2015”.
Ta quash luksoze është pak pasi kjo është makina e fundit e cila ofron vërtet shërbimet më komode që mund të ketë një makinë.
Vitin e kaluar Audi ka sjellë modelin “A8” shumë luksoz dhe të fuqishëm. Ky model kishte motor 4.0 litër V8 me 520 kf. Këtë vit në Los Angeles “Motor Show”, Audi sjelli modelin “A8 Plus”.
Ky model ka 85 kuaj fuqi më shumë së modeli i vitit të shkuar, pra ky model prodhon 605 kf dhe shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për vetëm 3.5 sekonda.
Çmimi i kësaj veturë luksoze nis nga 115,825 dollarë.