Avioni Aeron AS2 , fluturon nga Londra në Nju Jork për 3 orë
Çdo ditë e më shumë, shkenca po zhvillohet me hapa shumë të shpjet. Fluturimet janë tashmë mjeti më shumë i sigurt, për të kaluar nga një shtet në tjetrin për pak orë, fare pak orë. Avioni Aeron AS2 është i programuar që me kapacitetin e tij supersonik, t'u mundësojë pasagjerëve të udhëtojnë nga Londra për në Nju Jork për vetëm 3 orë dhe nga Los Anxhelosi në Tokio për 6 orë. Mesa duket largësitë, që zgjasnin orë të shumta, tashmë do të reduktohen me këtë super krijim të ri. Prodhueset Airbus dhe Aerion thanë se shpresojnë të zgjedhin një fabrikë për ndërtimin e aeroplanit privat në fillim të vitit të ardhshëm. Nëse nis ndërtimi i këtij aeroplani reaktiv testimet e fluturimeve do fillojnë në vitin 2021 dhe udhëtimet e para për bizneset në vitin 2023. Aerion AS2 pritet të fluturojë me një shpejtësi 1960 km në orë afërsisht sa aeroplani Concorde që ka arritur të fluturojë me 2,170 km në orë.
Redjon Shtylla