Avioni ushtarak më i shtrenjtë në botë që u përdor për herë të parë në luftën e Kosovës

Me dizanjin unik të krahëve fluturues e bën avionin pothuajse të padukshëm nga radari, bombarduesi B-2 Spirit është me të vërtetë jashtëzakonisht i pakrahasueshëm me avionët ushtarak të tjerë. 

Gjithashtu ai është më i shtrenjti në botë me një çmim prej 2 miliardë dollarësh.

 Si një produkt i luftës të ftohtë , ai u dizenjua fillimisht për të penetruar mbrojtjen ajrore Sovietike dhe mbarte armë konventionale dhe nukleare. Por pas fluturimit të tij të parë , mbi 30 vjet më parë në 1989, rrëzimi i murit të Berlinit përfundoi Luftën e Ftohtë dhe asnjë avion  B-2  nuk fluturoi brënda  hapësirës Ruse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 1993 avionët B-2 u dërguan në një bazë ushtarake në Missouri dhe përdorimi i parë operacional u bë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga makineritë më të sofistikuara që ekzistojnë, avioni B-2 mund të arrijë çdo ovjektiv kudo në botë dhe të kthehet në bazë. Furnizimi me karburant mund te kryet edhe në ajër  dhe deri tani asnjë avion B-2 nuk është humbur në betejë.

Ai është komplet ndryshe nga avionët e tjerë çka i jep përparësi ushtrisë Amerikane.

Burimi CNN

Përshtati  Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?