BBC: Kina fshehu koronavirusin me anë të aplikacionit që çensuron fjalët

Aplikacioni më popullor i mesazheve në Kinë, nisi të çensuronte fjalët kyçe për shpërthimin e koronavirusit që më 1 janar. Sipas BBC, ky është përfundimi i një raporti nga kompania kanadeze, Citizen Lab.

Sipas tyre, rrjeti i mesazheve WeChat bllokoi kombinimet e disa fjalëve kyçe dhe kritikat ndaj presidentit Xi Jinping. Raporti gjeti se WeChat bllokonte gjithmonë e më shumë fjalë teksa epidemia rritej.

Kina çensuron prej vitesh atë që lexojnë dhe thonë të tjerët online. Por ky raport sugjeron se Kina nisi të censuronte diskutimet disa javë përpara se zyrtarët të pranonin se sa e rëndë ishte epidemia.

Më 31 dhjetor, Kina raportoi për herë të parë te Organizata Botërore e Shëndetësisë për shpërthimin e një koronavirusi të ri në Wuhan.

Por autoritetet fillimisht i fshehën informacionit nga publiku, duke mos e raportuar siç duhet numrin e të prekurve, duke ulur rrezikun dhe duke mos ofruar informacione që mund të kishin shpëtuar jetë njerëzish.

Vetëm në 20 Janar Presidenti Kinez Xi Jinping adresoi publikisht çështjen e virusit, duke thënë se ai duhej të “përmbante me vendosmëri”.

Nuk është e qartë nëse platformat e mediave sociale bllokuan këto ndërthurje fjalësh bazuar në direktivat e qeverisë apo e kishin bërë vetë.

SHKARKO APP