BE gjobit përsëri Google – Do paguajë $1.7 mld për bllokimin e reklamuesve në rrjet

Komisionerja e Konkurrencës së Bashkimit Europian, Margrethe Vestager, tha se Google duhet të paguajë 1.7 miliardë dollarë për bllokimin e konkurrencës në sektorin e reklamave në rrjet.  Komisioni Europian deklaroi se Google ka vendosur kontrata të ekskluzivitetit ndaj publikuesve, duke i ndaluar ata për të publikuar rezultate të kërkimit nga rivalët e Google.   Margrethe Vestager tha se Google ka parandaluar rivalët që të konkurrojnë dhe të bëjnë progres në inovacion në mënyrë të drejtë, në tregun e reklamave në rrjet.

“Google ka fuqizuar mbizotërimin në reklamat në rrjet dhe ka mbrojtur veten nga konkurrentët duke caktuar kufizime anti-konkurruese ndaj palëve të treta. Kjo është e jashtëligjshme nën rregullat e Bashkimit Europian.”

Në tremujorin e katërt 2018, biznesi i reklamave i Google gjeneroi të ardhura prej 32.6 miliardë dollarë, në rritje me 20% nga tremujori i kaluar.  Komisioni Europian bëri të ditur se nga 2006 në 2016, Google ka qenë lojtari më i fortë në reklamimin në rrjet në Zonën Ekonomike Europiane, me një pjesë tregu prej mbi 70%. Kjo është gjoba e tretë nga Brukseli për Google.  Verën e kaluar, rregullatorët në Bruksel gjobitën Alphabet me 5 miliardë dollarë,  por abuzimin me sistemin operues Android.  Në vitin 2017, Google mori një gjobë prej 2.7 miliardë dollarë nga Bashkimi Europian, për favorizimin e shërbimit të vet të blerjeve online, kundrejt konkurrentëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?