BE i bën apel Netflix dhe platformave të tjera transmetuese – Cilësia e lartë e videove sjell probleme me internetin

Bashkimi Europian po kërkon që Netflix dhe platformat e tjera transmetuese të ndalojnë së shfaquri video me definicion të lartë për të parandaluar problemet me internetin pasi niveli i përdorimit është tepër i lartë për shkak të pandemisë koronavirus.

Me kaq shumë vende në bllokime të detyruara për të luftuar përhapjen e virusit, qindra miliona njerëz që punojnë nga shtëpia dhe madje edhe më shumë fëmijë jashtë shkollës, zyrtarët e BE-së janë të shqetësuar për tendosjen e madhe të internetit.

Komisioneri Europian Thierry Breton, i cili është përgjegjës për tregun e brendshëm të BE-së që mbulon më shumë se 450 milion njerëz, është shprehur se kishte folur me CEO-n e Netflix, Reed Hastings. Breton u bëri thirrje njerëzve dhe kompanive që të ulin cilësin e videove me kualitet të lartë kur nuk është i nevojshëm” në mënyrë që të sigurojnë qasjen në internet për të gjithë.

“Komisioneri Breton ka të drejtë të nxjerrë në pah rëndësinë e sigurimit që interneti të vazhdojë të funksionojë pa probleme gjatë kësaj kohe kritike,” tha zëdhënësi i Netflix. “Ne kemi qenë të përqendruar në efikasitetin e rrjetit për shumë vite, duke përfshirë ofrimin e shërbimit tonë të hapur të lidhjes falas për kompanitë e telekomunikacionit.”

Në një telefonatë me gazetarët, CEO Mark Zuckerberg tha se shërbimet e Facebook gjithashtu po përballen me “rritje të mëdha” të përdorimit të internetit pasi koronavirusi detyron miliona në të gjithë botën të qëndrojnë në shtëpi.

Ai e përshkroi rritjen e kërkesës si “përtej” pikës kryesore vjetore që zakonisht shihet në prag të Vitit të Ri. Thirrjet me zë dhe video në WhatsApp dhe Facebook Messenger, në veçanti, janë më shumë se nivele të zakonshme. (CNN)-scan

SHKARKO APP