BE po shqyrton miratimin e një ligji të ri për mbrojtjen e të dhënave

Komisioni Europian po shqyrton një ligj të ri i cili kërkon kompanive të telekomunikacionit të ruajnë të dhënat e komukimeve të qytetarëve të BE. E gjitha kjo përpjekje do të vijë si një pjesë e luftës kundra terrorizmit, pas hedhjes poshtë nga një gjykatë e lartë të ligjit të ardhshëm lidhur me cënimin e privatësisë.

Sulmet terroriste në Paris në 7-9 janar i kanë detyruar liderat e Bashkimit Europian të shtojnë përpjekjet anti terrorizëm, madje edhe duke krijuar një sistem të vetin ku të ruajnë të gjitha të dhënat e pasagjerëve në linjat ajrore.

Dimitris Avramopoulos, Komisioneri i Punëve të Brendshme të Bashkimit Europian vuri në dukje “nga njëra anë, rolin themelor që mund të luajnë të dhënat nga telekomunikacioni në luftën kundra terrorizmit, dhe nga ana tjetër rëndësinë e adaptimit të një përdorimi të kujdesshëm dhe të matur”.

Në muajin korrik, Britania e Madhe nxitoi në nxjerrjen e një ligji emergjent i cili i kërkonte kompanive të telekomunikacionit të mbanin të dhënat e klientëve të tyre për më shumë se një vit për të rregulluar humbjen e direktivave të BE-së, duke shkaktuar kështu kritika nga fushatat lidhur me privatësinë.

Kompanitë e telekomit si Orange Francë, Telefonica dhe British Telecommuncations janë tashmë subjekti i një ligji privatësie, i direktivës ePrivacy, e cila kërkon të sigurohen se komunikimet e klientëve të tyre janë konfidenciale dhe nuk po dëgjohen nga të tjerë pa miratimin e tyre.

SHKARKO APP