FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Binjakët që paditën Zuckerberg për Facebook , u bënë miliarderë falë Bitcoin

Binjakët Winklevoss, të njohur për padinë ndaj Mark Zuckerberg pas pretendimeve se ai e vodhi idenë e tyre për Facebook, tani janë miliarderë me Bitcoin, thuhet sipas disa raporteve.

Cameron dhe Tyler Winklevoss fituan 65 milionë dollarë nga procesi gjyqësor për Facebook, dhe i investuan 11 milionë të tyre në Bitcoin më 2013, duke grumbulluar një nga portofoliot më të mëdha të Bitcoin në botë.

Pjesa e tyre në Bitcoin tani vlen rreth 1 miliard dollarë, pasi Bitcoin arriti vlerën në mbi 10,000 dollarë javën e kaluar, sipas CoinDesk, transmeton Gazeta Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Binjakët nuk kanë shitur asnjëherë asnjë Bitcoin të vetëm, raporton The Telegraph, duke theksuar se vetëm pak ‘kuleta’ të Bitcoin mbajnë kriptomonedhë në vlerë prej më shumë se 1 miliard dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëra nga këto kuleta i përket krijuesit misterioz të Bitcoin, i njohur vetëm me pseudonimin Satoshi Nakamoto, përgatiti Express. (b.an)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?