FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bisha simbolike e Mercedes-Benz modernizohet në 2019

Duket si e vjetër, dhe kur është fringo e re. Mercedes G-Class është ridizenjuar për vitin 2019, por megjithatë, nuk i është larguar shumë traditës, formës së famshme që vjen që nga vitet 1970.

Versioni i 2019 i sjell ndryshimet te përmasat, pasi është pak më i madh se i mëparshmi. Megjithatë, ruan të njëjtin trup kubik, dritaret e mëdha, dritat e rrumbullakëta dhe sinjale mbi kofnë. Në fakt, është vështirë të mos e dallosh nga modeli i vjetër, nëse s’i sheh njëherësh.

Por modernizimet më të mëdha janë në brendësi, që nga ekranet 12.3 inç te kruskoti, ndenjëset me masazh, dhe deri te parfumuesit e ajrit. Po ashtu, hapësira është më e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

G550 ka motor 4.0 V8, me 416 kuaj fuqi. Mund të kapë 100 km për 5.5 sekonda, dhe ka nëntë marshe në sistemin automatik. Një nga gjërat që arrin më mirë, është manovrimi i mirë në kthesa. Në fakt, është e vështirë të gjesh makinë që ta arrijë në këtë nivel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Parametrat e Bishës

Konsumon rreth 17 litra mesatarisht, brenda dhe jashtë qytetit. 
G550 ka motor 4.0 V8, me 416 kuaj fuqi.
Mund të kapë 100 km për 5.5 sekonda, dhe ka nëntë marshe në sistemin automatik.

G-Class prodhohet kryesisht me dorë, shumica në Austri.

Është gati 23 centimetra i lartë nga toka, për të kaluar në çdo terren.
Harxhon 13.8 litra në autostradë dhe 18 në qytet
Çmimi bazë është rreth 112 mijë euro
Modeli i ri ka më shumë hapësirë
Edhe pse është për jashtë rruge, shumica e këtyre makinave shihen mbi asfalt, ndaj ka pasur ndryshime me akset, për ta bërë makinën më të rehatshme
Megjithatë, i ruan të katërta gomat aktive
Një nga gjërat që arrin më mirë, është manovrimi i mirë në kthesa. Vështirë të gjesh makinë që ta bëjë në këtë nivel.
Versioni I 2019 është pak më i madh se i mëparshmi, por ka të njëjtin trup kubik, dritare të mëdha, drita të rrumbullakëta dhe sinjale mbi kofnë.
Mercedes G-Class është ridizenjuar për vitin 2019, por nuk i është larguar shumë traditës, formës së famshme që vjen që nga vitet 1970

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?