Bitcoin vazhdon rënien, bie nën 20,000 dollarë për herë të parë që nga fundi i vitit 2020
Londër- Çmimi i bitcoin ra nën 20,000 dollarë për herë të parë që nga fundi i vitit 2020.
Bitcoin, kriptomonedha më e njohur, ka humbur rreth 70% të vlerës duke rënë deri në më pak se 19,000 dollarë.
Herën e fundit që bitcoin ishte në këtë nivel ishte nëntori i vitit 2020, kur ishte në rrugën e tij drejt nivelit më të lartë të të gjitha kohërave prej gati 69,000 dollarë.
Është shenja më e fundit e trazirave në industrinë e kriptomonedhave mes turbulencave më të gjera në tregjet financiare.
Investitorët po shesin aktive më të rrezikshme sepse bankat qendrore po rrisin normat e interesit për të luftuar inflacionin në rritje.