FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bllokohet sërisht WhatsApp-i

Aplikacioni i mesazheve WhatApp ndaloi së funksionuari ashtu mistershëm. Aplikacioni nuk dërgonte apo merrte mesazhe ndërkohë që Down Detector që merret me sulmet kibernetike zbuloi në një ndërprerje në Britani dhe Europë.

Problemi filloi në orën 6 të pasdites së djeshme dhe zgjati gjysmë ore, ndërkohë që tani shërbimi i është rikthyer normalitetit. Jo vetëm në Europë por pati probleme edhe në Azi, Lindjen e mesme dhe Amerikën e Jugut.

Një zëdhënës për Whatsapp tha: “Përdoruesit e WhatsApp anembanë botës nuk ishin në gjendje të hynin në shërbim. Ne kërkojmë ndjesë për shqetësimin dhe po punojmë për të identifikuar problemin sa më shpejt të jetë e mundur “.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problemi vjen pasi WhatsApp ndryshoi, tashmë mesazhet mund ti fshih si nga telefoni yt ashtu edhe nga telefoni i tjetrit, nëse nuk do dëshiron që të mbetet aty, apo nëse pendohesh për një mesazh dhe e fshin para se bashkëchatuesi ta lexojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?