FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blloku “Vasil Shanto” me ndriçim LED

Rreth 3 vite më parë vetëm 30 për qind e rrugëve të Tiranës ishin të ndriçuara. Ndërsa sot, jo vetëm që 80 për qind e rrugëve të kryeqytetit janë të ndriçuara, por një pjesë e mirë e tyre janë pajisur me teknologjinë LED të ndriçimit, ekonomik dhe mbi të gjitha miqësor me natyrën.

Një prej lagjeve që ka përfituar nga investimet e Bashkisë Tiranës, është edhe blloku “Vasil Shanto” në Njësinë nr.5, ku jo vetëm u bë riparimi i shtyllave ekzistuese, por edhe u vendos ndriçimi LED.

Siç shihet edhe nga fotot e gjithë zona rreth kryqëzimit te shkolla “Vasil Shanto” apo edhe te kryqëzimi te “Komuna e Parisit” ka ndryshuar pamje falë këtij ndriçimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dritat LED përveçse do të kursejë energji elektrike deri në 65 për qind dhe do të rinovojnë sistemin ekzistues, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtjen dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?