Bluzat që kanë 30 vjet garanci
Ne të gjithë dëshirojmë që ne momentin që vendosim të blejmë një produkt të caktuar, ai të jetë sa më shumë rezistent në kohë, duke na kursyer dhe në para. Një pjesë e mirë e këtyre produkteve në të gjithë botën shoqërohen edhe me garancinë përkatëse, e cila përcaktohet në varësi të një sërë komponentësh të ndërthurur së bashku.
Ju ka ndodhur të blini ndonjëherë veshje të tilla, të cilat janë shoqëruar edhe me një garanci? Me siguri shumë rrallë! Kësaj radhe, një bluzë e veçantë vjen tek ju me një garanci 30 vjeçare.
Në të gjithë botën ka një tendencë në rritjen në botën e modës, për t’i bërë veshjet sa më të qëndrueshme, etike dhe rezistente. Sipërmarrësi britanik Tom Cridland ka vendosur të sjellë një ndryshim, të cilësuar paksa ekstrem në botën e modës, duke afruar garanci 30 vjeçare në koleksionin e ri të këmishave. Ai ka treguar për BBC-në të gjithë sekretet e kësaj industrie dhe përse vendosi që të sjellë këtë krijim.
Sikurse rrëfen Tom Cridland, këto veshje janë punuar me silikon dhe kjo ndikon edhe në jetëgjatësine e tyre.
Burimi: BBC
Përshtati: Sidorela Lepri