“BMW” prezanton modelin e ri “M4 CS”

Modelin e ri “M4 CS”, që duket sikur të jetë makinë për pista garash, “BMW” e ka prezantuar në “Shangai Auto Show 2017” që po zhvillohet në Kinë.

Vetura sportive dhe luksoze që ka 460 kuajfuqi ishte, ishte parë teksa testohej nën shtresën për kamuflazh në Nurburgring dhe ishte parashikuar se do të jetë mjaft e shpejtë.

Me fuqinë nën kapak dhe strukturën e lehtë, makina i ka arritur pritjet meqë prej qëndrimit në vend deri në 100 kilometra në orë, ia del të arrijë për 3.9-sekonda.

Regjistrimet për të blerë këtë veturë kanë filluar që tani, ndërsa të vetmet tremijë njëri të serisë, do të dërgohen te blerësit në fund të vitit.

Pritet të shihet nëse ky model, do t’ia kalojë paraardhësit “M4 GTS” që 700 njësi i ka shitur brenda muajit.

SHKARKO APP