Bosi me pagë 2.6 miliardë dollarë në ditë

Aksionerët e kompanisë Tesla kanë miratuar marrëveshjen për pagën më të madhe që mund të ketë pasur ndonjëherë ndonjë  shef ekzekutiv.  Paga, vlera e ë cilës shkon në 2.6 miliardë dollarë në ditë është për Elon Musk

Kjo besohet se është paga më e madhe në historinë e koorporatave amerikane.

Musk do të arrijë të marrë këtë pagë vetëm nëse Tesla do të arrijë disa objektiva që kanë të bëjnë me rritjen e shitjeve dhe të çmimit të aksioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vota është parë si një provë kryesore për të mbështetur udhëheqjen e Musk në përpjekjet e tij për të rritur prodhimin e makinave elektrike

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë Musk, i cili zotëron 1/5 e kompanisë së makinave elektrike nuk mori pjesë në votim.

Aksionet e Tesla janë rritur me 3% menjëherë pas votimit. Rreth 73% e votuesve ishin pro propozimit, përfshi këtu dhe vëllai i Musk.

Plani 10 vjeçar ka të bëjë aksionet që firma të arrijë në 100 miliardë dollarë në kapitalizimin e tregut.

Që Musk të marrë këtë pagë duhet të vlera e Teslas të kalojë 650 miliardë dollarë. Firma aktualisht ka një kapitalizim tregu prej rreth 55 miliardë dollarësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?