Britanikët do të jenë më shumë të pranishëm në hapësirë

Cilat zhvillime shkencore do të jenë më të bujshmet për vitin 2015?

Shumëkush në Evropë u habit, kur majori i ushtrisë britanike i lindur në Chichester, Tim Peake u zgjodh si një astronaut i “Agjensisë Evropiane të Hapësirës” në vitin 2009.

Qeveritë në Mbretërinë e Bashkuara, tradicionalisht kanë nënvlerësuar fluturimet në hapësirë të njerëzve, duke kontribuar minimalisht për këtë program specifik të “Agjencisë Evropiane të Hapësirës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por “Majori Tim”, ishte një kandidat i shquar, dhe disa persona brenda agjencisë kozmike, shpresuan se ky veprim mund të inkurajojë një pjesëmarrje më të madhe nga Britania në këto programe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu, në fund të 2015-ës, Tim do të mbajë flamurin britanik në krahun e tij, kur do të niset me anijen ruse, për të filluar një udhëtim 6-mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Vëzhguesit do të shohin, nëse “efekti Tim”, mund të frymëzojë brezin e ri të shkencëtarëve dhe inxhinierëve, e bashkë me të në rritjen e besimit në industrinë hi-tech të Britanisë.

Për këtë qëllim, shefat e agjencive të hapësirës, kanë organizuar tashmë konkurse për nxënësit që të gatuajnë ushqime që Tim mund t’i konsumojë në hapësirë, si edhe për logon që do të mbajë misioni i tij.Në përfundim të programit të trajnimit si astronaut, ish-piloti i helikopterit, duhet të fillojë misionin e tij në nëntor 2015.

Ai duket po aq rehat në rolin e tij prej ambasadori, sikurse edhe në trajnimin në një tank nënujor apo duke u sjellë si ekspert në gatim në emisionin “Neësnight” të Jeremy Paxman-it në vitin 2013.(bbc)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?