FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Celularët nuk do kenë më nevojë për karikues

Studiuesit e Universitetit Michigan në saje të nano-teknologjisë zbuluan mënyrën për të krijuar energji, duke përdorur lëvizjet njerëzore. Ata bënë një pajisje, e cila duket si shirit elastik filmi. Shkencëtarët arritën me ndihmë të nano-gjeneratorit të “drejtojnë” një ekran LCD me prekje, 20 LED ndriçuese dhe tastierë fleksibil, pa përdorimin e baterisë.

“Së shpejti do të mund nisemi për rrugë, pa e mbushur telefonin një javë. Meqë pajisja do të mbushet me lëvizjet tona të përditshme”, tha Nelson Sepulved nga Departamenti për Elektronikë dhe Inxhinieri Kompjuterike. Pajisja e plotë quhet nano-gjenerator forelektrik biokompatibil (FENG). Pajisja është e hollë sa një letër dhe mund t’i përshtatet shumë madhësive.

Pajisja që mbush LED ndriçueset është me madhësi të dorës, ndërsa pajisja për mbushjen e tastierave është me madhësi të gishtërinjve. Studimi është publikuar në revistën “Nano Energy”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?