Celulari që vlen sa 20 iPhone 6

 Kompania e famshme britanike, e njohur për prodhimin e celularëve luksozë Vertu, tanimë ka nxjerrë pajisjen ekstremisht të shtrenjtë në fushën e teknologjisë.

Në bashkëpunim me Bentli, është prezantuar telefoni i mençur i cili kushton plot 13 450 euro, ose më saktë sa 20 iPhone 6-ta në tregun britanik.
Edhe pse telefonët e kompanisë Vertu nuk qëndrojnë në mesataren e telefonave të mençur, ata janë të njohur për punimin e tyre me dorë dhe kanë firmën e krijuesit të brendësisë së celularit.
Gjithashtu, kësaj here dizajni është i veçantë dhe ekstravagant, falë logos së njohur të Bentlit, të punuar me diamante.
I punuar me titan dhe i mbështjellë me lëkurë, modeli i pagëzuar si “Ventu for Bentley” ofron edhe shërbime si një asistent personal.

Kështu për shembull, nëse doni të shkoni në një koncert, biletat e të cilit tanimë janë shpërndarë, ju duhet vetëm të lajmëroheni në një numër dhe të bëni kërkesën tuaj. Njerëzit e Vertu thonë se këto kërkesa personale tanimë janë lehtësisht të realizueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?