Çfarë po kurdis JUTH këtë herë?

Ju kujtohet koncerti madhështor ku u lançua rreth tre vite më parë, pikërisht në muajin shkurt, platforma JUTH by Vodafone e që solli ekskluzivisht në Tiranë jo vetëm emrat më të dashur për të rinjtë shqiptarë, si Ledri Vula, Mc Kresha dhe Arilena Ara, por edhe dixhejin me famë botërore, Dj Schulz? Sigurisht që e mbani mend, sepse ajo natë ka qenë e paharrueshme, si çdo gjë cool që ndodh në Shqipëri e që mban firmën e JUTH-it. Siç ishin edhe “Home concert” me Elvana Gjatën, Ledri Vulën, Ylli Limanin, Eugen Bushpepën, Marsela Çibukajn, Young Zerkën etj, apo dhe koncerti live me Alban Skënderajn, Arilenën e Kidën, turi i festivalet verore të organizuara nga JUTH nëpër qytetet bregdetare të Shqipërisë dhe i “Urban Day” në Tiranë.
Tani, mesa duket ka ardhur koha për një tjetër lajm të bukur. Ka zëra që thonë se platforma më e madhe dhe popullore digjitale e të rinjve në Shqipëri po përgatit surprizën e radhës për juthistët, që do të ngre nivelet e adrenalinës të përdoruesëve të saj besnikë (nëse ju nuk jeni ende njëri prej tyre, por keni numër Vodafone, nxitoni të shkarkoni JUTH app. Ju sigurojmë se nuk do të donit ta humbisnit eventin e radhës.) Ata që po e përgatisin këtë surprizë janë diskretë dhe ende nuk dimë se për çfarë bëhet fjalë; por do ta marrim vesh vetëm me 25 shkurt.
Dihet vetëm se gjëja e radhës, e madhe dhe e bukur, që mban firmën e JUTH-it ka të bëjë edhe kësaj here me të rinjtë që guxojnë, me ata që ndihen të lirë dhe e jetojnë lirinë e tyre në çdo drejtim. Që janë të lirë të jenë ata që duan. Që ndihen të sigurtë, të fuqishëm dhe të lidhur me njëri-tjetrin. Që janë të lirë të zgjedhin rrugën që duan në jetë, që thonë atë që mendojnë dhe nuk e vrasin mendjen për atë që mendojnë të tjerët. Që ndihen të lirë të pranojnë ndryshimet, pasiguritë dhe papërsosmëritë e tyre. Që janë të lirë të përjetojnë eksperienca të reja, të gjejnë qëllimin e tyre në jetë. Të lirë dhe të guximshëm për të qenë vetvetja. Të lirë në gjithçka. Sepse kanë lindur të lirë! Të lirë dhe pak të çmendur.
Por çfarë është kjo gjëja hot që ka ngjallur kureshtjen e juthistëve, ende pa pasur një formë? A do të jetë një tjetër koncert, një tjetër artist i preferuar në tregun shqiptar? Nuk dihet ende asgjë. Për momentin duhet të mjaftohemi vetëm me faktin se ajo që Juth by Vodafone po kurdis këtë herë do të jetë prapë Wow. Stay tuned!Ku? Në JUTH app.

SHKARKO APP