CIA përpiqet të thyejë kodimin e Apple-it
Nuk është sekret tashmë që kompanitë teknologjike, si Apple apo Google, nuk po zbatojnë ashtu siç duhet ligjin. Këto kompani po përpiqen të mbrojnë privatësinë e konsumatorëve të tyre duke krijuar mënyra të reja të kodimit, por që janë të ndaluar nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Sipas një raporti të fundit nga The Intercept, ka më shumë se një vit që CIA është përpjekur të thyejë masat e sigurisë së Apple-it, që gjenden tek iPhone-t dhe iPad-ët. Këtu përfshihen edhe veçoritë e kodimit tek procesorët mobil të Apple-it dhe tek Xcode, mjeti që Apple ka përdorur për të krijuar aplikacionet e saj për pajisjet iOS.
Sipas raportit, “Kjo mund t’u mundësonte spiunëve të vendosin kod me virus në pajisjet e Apple-it dhe të kërkonin dobësitë e mundshme tek pjesë të tjera të iPhone-it dhe iPad-it, të cilët aktualisht janë të mbrojtur nga kodimi.”
Raporti shton gjithashtu se në vitin 2012, gjatë një konference vjetore të sponsorizuar nga CIA, e njohur si Jamboree, shkencëtarët zbuluan se si një version i komprometuar i Xcode mund të lejojë spiunët e CIA-së të vjedhin të dhëna nga iPhone dhe iPad, si dhe të kontrollojnë në distancë, fshehurazi, kompjuterët Mac, dhe të çaktivizojnë veçoritë kryesore të sigurisë tek pajisjet e Apple-it.