CIA: UFO-t ishim ne
Na i hoqën edhe UFO-t. Po çfarë “Unidentified Flying Objects” (Objekte Fluturakë të Paidentifikuar). Nuk ishin disqe fluturues, nuk ishin jashtëtokësorë në misione zbulimi. Ishin U-2, avionët spiunë amerikanë. E ka bërë vetë CIA këtë zbulim: 60 përqind e supozimeve për shfaqje të marsianëve, që nga mesi i viteve pesëdhjetë, kanë qenë në të vërtetë fluturime eksperimentalë të atij që në atë kohë ka qenë një avion top-secret. U-2 fluturonin në një lartësi 18 mijë metra, domethënë pothuajse tre herë më lart se sa fluturimet komercialë (të pasagjerëve) të asaj kohe. Edhe avionët ushtarakë nuk ngriheshin më shumë se 12 mijë metra. Për këtë arsye fluturimet e testimit të U-2 shkaktonin lebeti për pilotët, kontrollorët e qiejve, si dhe shumë ekspertëve. Nuk mund të ishin veçse anije kozmike të ardhura nga planetë të tjerë?
CIA e dinte shumë mirë, por heshtte, për të mos përhapur lajmin e ekzistencës së avionëve të rinj. Programi i U-2 ishte nën drejtimin e saj të drejtpërdrejtë, për qëllime spiunazhi. CIA bënte gjoja sikur katalogonte “shfaqjen” e UFO-ce, gjoja sikur krijonte dosje të posaçme, sikur merrte seriozisht të gjithë historinë e UFO-ve. Ishte një minierë floriri për shkrimtarët e fantashkencës dhe për kinemanë. Fantazia popullore u ngacmua, deri në lindjen e legjendave metropolitane të destinuara për të zgjatur shumë vite. Si historia e vendit të fshehtë Zona 51 në shkretëtirën e Nevadës. Ekzistonte vërtetë Zona 51, por nuk ishte një vend ku ruheshin provat e mbledhura mbi ardhjet e jashtëtokësorëve. Ishte në fakt një prej bazave të kontrollit të U2.
Zbulimi nuk është krejt i ri. Në Zonën 51 të Nevadës CIA kishte nisur ta largonte sekretin në vitin 2013. Dhe në korrik 2014, një raport i gjatë ka hequr çdo mister edhe mbi UFO-t. Raporti titullohej “CIA dhe Programi U-2: 1954-1974”. Por ai version, i gjatë 272 faqe, ishte lexuar mbi të gjitha nga ekspertët. Për këtë arsye CIA ka vendosur ta bëjë shpalljen në Twitter, me një link që të çon tek dokumenti integral. Fuqia e mediave sociale: versioni Tëitter ka patur jehonë mes masave. Zbulimi mbi “UFO-t që nuk ekzistonin” është ngjitur në vendin e parë, mes “cicërimave” të CIA që lexohen prej publikut. “Programi i avionëve spiunë U-2 – shpjegon agjencia e inteligjencës – ishte shkaku i pjesës më të madhe të shfaqjeve të supozuara të objekteve fluturues të paidentifikuar”. Dhe ndërkohë që autoritetet amerikane jepnin sinjalizime, denoncime për shfaqje UFO-sh, CIA mbante një llogari të veçantë: vinte përballë UFO-t e supozuar me planen e vet të fluturimeve të U-2. Dhe në pjesën më të madhe të rasteve, koincidenca ishte e përsosur. Duke parë që alarmi popullor sa vinte e rritej, dhe në fundin e viteve ’50 mbërriti deri në pikën e psikozës, CIA nuk bëri asgjë për të penguar një tjetër pistë shpjegimi “shkencor”: atë të ushtarakëve të aviacionit. Hetuesit e US Air Force që punonin me Project Blue Book flisnin për “fenomene natyrorë” prapa shfaqjeve, domethënë iluzione optikë, të lidhur me ngjarjet meteorologjike. Një interpretim që jepte siguri, për të zbutur frikën, por pa e tradhëtuar sekretin e vërtetë.
Ekzistenca e U-2 iu bë e ditur opinionit publik, amerikan dhe botëror, në 1 maj 1960 kur një prej këtyre mjeteve u rrëzua nga një gjuajtës sovjetik, teksa fluturonte mbi territorin e BRSS. Ishte një prej momenteve me më shumë tension mes dy superfuqive, gjatë Luftës së Ftohtë. President i SHBA ishte republikani Dëight Eisenhower, i cili duhej të përballej me zemërimin e udhëheqësit sovjetik, Nikita Hrushov.
Piloti i CIA-s, Francis Gary Powers u kap dhe sovjetikët shtinë në dorë fotografitë e bëra nga U-2. Eisenhower, i cili kish qenë gjenerali që udhëhoqi forcat e aleatëve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte i vetëdijshëm për risqet që lidheshin me misionet e U-2. Mjetet që fluturonin mbi BRSS niseshin nga një bazë në Pakistan. Pikërisht nga frika se mos piloti binte në duar të sovjetikëve, Eisenhoweri kishte kërkuar që U-2 t’u besoheshin pilotëve anglezë. Hipoteza e rekrutimit të pilotëve nga planetë të tjerë nuk ishte marrë asnjëherë në konsideratë./repubblica/
e.gj./www.bota.al