Cili shtet përdor më shumë WhatsApp-in?

WhatsApp është gati të kap shifrën e 1 miliard përdoruesve. Ky aplikacion ka aktualisht mbi 900 milionë përdorues aktivë mujor. Lajmi u bë i ditur nga shefi ekzekutiv i WhatsApp, Jan Koum, në një postim në Facebook. WhatsApp kapi shifrën e 800 milionë përdoruesve në muajin prill, ndërsa në fund të vitit të kaluar pati rreth 600 milionë përdorues. Kompania u ble nga Facebook në muajin shkurt të vitit 2014 për 19 miliardë dollarë, dhe që atëherë ajo është rritur shumë. India mbetet shteti me më shumë përdorues të WhatsApp-it, pasuar nga Brazili.

 

SHKARKO APP