Debati për TikTok/ “Microsoft” në bisedime për blerjen e aplikacionit

Microsoft ka konfirmuar se është në bisedime për të blerë aplikacionin kinez TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke synuar t’I japë kështu fund ngërçit të krijuar për përdorimin e këtij aplikacioni në SHBA.

Microsoft, ka pohuar zyrtarisht se është në tratativa konkrete thelluara për blerjen e aplikacionit, nga kompania kineze Byte Dance.

Microsoft tha se ishte i angazhuar sigurojë të drejtat e TikTok në SHBA dhe të ruajë të dhënat e përdoruesve amerikanë që të mbeten brenda vendit.

Kompania e themeluar nga Bill Gates shpreson të përfundon blerjen brenda mesit të shtatorit, në mënyrë që TikTok të vijojë aktivitetin në Shtetet e Bashkuara, pas “luftës” së shpallur nga administrata Trump, e cila akuzon se aplikacioni përdoret për spiunazh dhe mbledhje informacionesh në favor të Pekinit.

Pikërisht dje sekretari i Shtetit Mike Pompeo deklaroi se “të dhënat e Tik Tok shkojnë direkt në Partinë Komuniste Kineze”.

SHKARKO APP