Del në treg makina e Google pa shofer
Makina pa shofer e prodhuar nga Google do të jetë në treg brenda pak muajsh.
Google i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve të prototipit që do të lëshohet në treg në vitin 2015.
Gjigandi teknologjik nxorri një prototip në muajin maj por e hoqi shpejt nga qarkullimi pasi kishte probleme me disa nga funksionet kryesore.
Tashmë që Google ka bërë gjithë përgatitjet e duhura dhe ka regulluar funksionet e makinës ata po bëhen gati t’a hedhin në treg.
Makina nuk do të ketë frena apo marsh gazi, por do të ketë komanda manuale për të komanduar në rastet e nevojshme.
Makina e Google është e pajisur me GPS, sensorë dhe kamera anësore për të ruajtur distancën e duhur nga kalimtarët apo çiklistët.
Që prej nisjes së projektit të kësaj makine në 2009 janë kryer mijëra orë testime dhe shuë shtete në SHBA kanë dhënë aprovimin që kjo makinë të provohet edhe në rrugë publike.
Shumë kompani automjestesh si Audi, BMW apo Volvo po punojnë në projekte të ngjashme për prodhimin e një makine autonome.
“Kjo makinë do të përmirësojë jetesën e njerëzve duke transformuar lëvizjen”, thuhej në blogun e Google.