Dritë e re për çështjet e sigurisë – Teknologjia e njohjes së fytyrës arrin 95% saktësi edhe për njerëzit me maskë

Një kompani kineze pretendon se ka përmirësuar teknologjinë e saj të njohjes së fytyrës për të njohur edhe njerëzit që mbajnë maska, në 95% të kohës.

Përdorimi i shtuar i maskave gjatë shpërthimit të koronavirusit ka dëmtuar teknologjinë e njohjes së fytyrës që përdoret qoftë nga qeveritë për të ruajtur rendin, qoftë nga kompanitë teknologjike që e përdorin këtë si mënyrë për të siguruar pajisjet e konsumatorëve të tyre.

Por zyrtari kryesor i teknologjisë së firmës kineze Hanwang, Huang Lei, ka thënë për Financial Times se teknologjia e saj e njohjes së fytyrave me maskë, ka arritur tani një saktësi prej 95%, nga 50% që ka qenë më përpara. Kjo pasi kompania krijoi një bazë të dhënash prej 6 milion fotografi artificiale me njerëz që mbanin maska në fytyrë.

Kjo teknologji me këtë saktësi të re mund të jetë revolucionare për çështjet e sigurisë, raportohet të ketë thënë Financial Times, edhe pse mund të paraqesë probleme etike për çështjet e lirisë.

Burimi: Business Insider – SCAN

SHKARKO APP