FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edhe në Londër nisin testimet për të bërë pagesa përmes Whatsapp

Whatsapp shumë shpejt do të mund të përdoret edhe për të paguar shpenzimet ose për të qerasur me një kafe. Projekti e ka bazën në Londër në një zyrë të re që do të punësojë 100 punonjës. Gjatë fazës së testimit, ekipi duhet të zhvillojë një sistem pagesash të sigurtë dhe të lehtë për t’u përdorur. Mark Zuckerberg ka shpjeguar se “transferimi i pagesës duhet të jetë aq i shpejtë sa dërgimi i një fotografie”.

Eksperiementi përmes Whatsapp ka nisur tashmë në Indi prej pak muajsh dhe rezultatet janë ekstremisht bindëse, sipas zhvilluesve. Zgjedhja e zgjerimit të pagesave edhe në Londër nuk është kështu një rast i veçuar pasi bëhet fjalë për një prej qendrave financiare më të rëndësishme dhe afër selisë qendrore të Facebook në Dublin, e përtej BREXIT, është akoma në Europa.

Whatsapp numëron 1.5 miliardë përdorues në të gjtihë botën dhe një sistem pagese i shpejtë do të godiste në zemër Paypal, Mastercard dhe Visa-n që janë protagonistët e tregut të transaksioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?