FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ekonomia 5G – Firmat kineze të telekomunikacionit e presin me optimizëm

Kompanitë e mëdha të telekomunikacionit në Kinë, po përgatiten për epokën e gjeneratës së pestë,  ndërkohë që pritet të prezantojnë terminale të të dhënave 5G dhe telefona të rinj.

Huawei dhe ZTE pritet të kryesojnë në prezantimin e sistemeve 5G. “Prezantimi i produkteve tona 5G do të presë ndërkohë që kompanitë telefonike lajmërojnë rrjetin tregtar dhe standardet e verifikimit për terminalet 5G”, tha Zhao Ming, president i Huaëei.

Cui Li, zv/Presidenti i ZTE, është optimist mbi perspektivën e prezantimit të rrjetit 5G, pas informacioneve se 136 kompani telefonike nga 66 vende të ndryshme kanë nisur të zhvillojnë qendra të testimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

ZTE po teston teknologjinë me kompaninë telefonike, China Unicom në Shenzhen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas analistëve, ekonomia 5G pritet të gjenerojë prodhime direkte dhe indirekte prej 71.3 miliardë dhe 176.8 miliardë dollarë në vitin 2020, kur teknologjia të kthehet në përdorim tregtar.

Deri në vitin 2030, prodhimi direkt dhe indirekt i ekonomisë 5G do të arrijë në 928 miliardë dhe 1.6 trilionë dollarë, me një rritje mesatare prej 28 dhe 24% në mënyrë respektive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?