Ekspertët: Inteligjenca artificiale mund të përdoret në mënyrë armiqësore

Ekspertët ndërkombëtarë kanë ngritur alarmin mbi rreziqet e një përdorimi armiqësor të inteligjencës artificiale (IA) nga shtetet që nuk respektojnë rregullat ndërkombëtare, kriminelët, terroristët, në një raport të publikuar sot.

Sipas tyre, në 10 vitet e ardhshme, efikasiteti në rritje i IA rrezikon të riforcojë kriminalitetin kibernetik, por gjithashtu të çojë në përdorimin e dronëve apo robotëve për qëllime terroriste.

Ajo gjithashtu mund të lehtësojë manipulimin e zgjedhjeve nëpërmjet rrjeteve sociale në sajë të llogarive të automatizuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky raport prej 100 faqesh u hartua nga 26 ekspertë specialistë për inteligjencën artificiale (IA), sigurinë kibernetike dhe robotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata janë pjesë e universiteteve të Cambridge, Oxford, Yale, Stanford dhe organizatave joqeveritare ”OpenAI”, ”Center for a New American Security” dhe ”Electronic Frontier Foundation”.

Këta ekspertë i kërkojnë qeverisë dhe aktorëve të ndryshëm përkatës të marrin masa për limitimin e kërcënimeve potenciale lidhur me inteligjencën artificiale.

“Ne mendojmë se sulmet që do të lejohen nga përdorimi në rritje i IA do të jenë veçanërisht efikase, të fokusuara në mënyrë fine dhe të vështirë për t’u atribuar”, nënvizon raporti, njofton ATA.

Për të ilustruar frikën e tyre, këta specialistë përmendin disa skenare hipotetike të përdorimit dashakeqës të IA.

Ata nënvizojnë se terroristët mund të modifikojnë sistemet e IA, të disponueshme në tregti (dronë, automjete autonome), për të shkaktuar rrëzime avionësh, përplasje apo shpërthime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?