Facebook do të bëhet me pagesë?!
Në rrjetin social “Facebook” po qarkullon një status ku thuhet se “Facebook” do të bëhet me pagesë. Sipas statusit, shuma që përdoruesit e këtij rrjeti social do të paguajnë është 5.99 dollarë dhe kështu llogaria e tyre mbetet private.
E gjitha kjo është një gënjeshtër, pasi edhe më përpara flitej që “Facebook” do të bëhet me pagesë, gjë që nuk ndodhi.
Drejtues të rrjetit social “Facebook” kanë reaguar pas statusit që po qarkullon duke thënë: “Mund të ketë ujë në Mars, por, kjo nuk do të thotë se çdo gjë që lexoni në internet është e vërtetë. ‘Facebook është falas dhe gjithmonë kështu do të jetë. Dhe për sa i përket atij shkrimit kopjoje dhe më pas postoje edhe ti, është thjesht një gënjeshtër”.