Facebook do të ulë cilësinë e transmetimit në Europë, për shkak të coronavirus!

Facebook është duke ulur cilësinë e transmetimit të videove në Europë, për të shmangur mbingarkesën e internetit, duke marrë në konsideratë se njerëzit janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të pandemisë së coronavirus. Po e njëjta masë është ndërmarrë edhe nga YouTube, Netflix apo Amazon.

“Për të ndihmuar në lehtësimin e çdo bllokimi të mundshëm të rrjetit gjatë krizës # COVID19, ne do të zvogëlojmë përkohësisht normat e bit-it për videot në Facebook dhe Instagram në Europë” u shpreh një zëdhënës i Facebook.

Thierry Breton, një zyrtar i Bashkimit Europian, u ka bërë thirrje platformave të mediave që të ndryshojnë standartin e transmetimit të videove, për të ndihmuar në përballimin e mbingarkesës së rrjetit, duke marrë parasysh se njerëzit po punojnë nga shtëpia, për shkak të COVID – 19.

Po ashtu edhe Disney është zotuar se do të bëjë të njëjtën gjë në Europë, duke ulur cilësinë e transmetimit së shpejti, me të paktën 25%. /cnbc/

SCAN

SHKARKO APP