Facebook e pranon: Inteligjenca artificiale gënjen si njeriu
Programet që dialogojnë me njerëzit si të ishin përdorues virtualë, po bëhen gjithnjë e më inteligjentë dhe po mësohen të trajtojnë dhe gënjejnë njësoj si njeriu. Facebook, skuadra e studimeve të inteligjencës artificiale të të cilit ka bërë hapa para në mësimin e makinerive për të negociuar.
Ky është një aktivitet për të filluar negociatat e komunikimit mjaft komplekse, pasi kërkon aftësinë për të planifikuar më herët lëvizjet dhe deklaratat. Në këtë rast është e nevojshme të dalë blof, pra të gënjejë. Facebook, shpjegon studiuesit, ia arriti. Ka paraqitur dialogjet e negocimit në dritaret e bisedave mes personave reale dhe më pas i ka trajtuar si kopje imitimi. Përdoruesit virtualë kishin detyra të thjeshta, si të ndanin një nnumër të caktuar objektesh me vlera të ndryshme.
Progresi i arritur nga dritarja e dialogut, shpjegon Facebook, ishin të tilla që në testet e mëvonshme të dialogut me qëniet njerëzore, këta të fundit nuk e kuptuan që po dialogonin me një ‘makineri’ dhe jo me një person. Aftësia për të dalë blof nuk ishte mes mësimeve të programuara, po rnjë sjellje që kishte adoptuar dritarja e dialogut për të arritur objektivat e vet.
Facebook, që më pas publikoi asistentin virtual M në çatin e tij Messenger, nuk është i vetmi nga kompamiotë e mëdha të internetit që nxit inteligjencën artificiale të përdorur në asistentë dixhitalë. Pjesë e kësaj janë dhe Google, Apple, Amazon dhe Microsoft.