Facebook e pranon: Inteligjenca artificiale gënjen si njeriu

Programet që dialogojnë me njerëzit si të ishin përdorues virtualë, po bëhen gjithnjë e më inteligjentë dhe po mësohen të trajtojnë dhe gënjejnë njësoj si njeriu. Facebook, skuadra e studimeve të inteligjencës artificiale të të cilit ka bërë hapa para në mësimin e makinerive për të negociuar.

Ky është një aktivitet për të filluar negociatat e komunikimit mjaft komplekse, pasi kërkon aftësinë për të planifikuar më herët lëvizjet dhe deklaratat. Në këtë rast është e nevojshme të dalë blof, pra të gënjejë. Facebook, shpjegon studiuesit, ia arriti. Ka paraqitur dialogjet e negocimit në dritaret e bisedave mes personave reale dhe më pas i ka trajtuar si kopje imitimi. Përdoruesit virtualë kishin detyra të thjeshta, si të ndanin një nnumër të caktuar objektesh me vlera të ndryshme.

Progresi i arritur nga dritarja e dialogut, shpjegon Facebook, ishin të tilla që në testet e mëvonshme të dialogut me qëniet njerëzore, këta të fundit nuk e kuptuan që po dialogonin me një ‘makineri’ dhe jo me një person. Aftësia për të dalë blof nuk ishte mes mësimeve të programuara, po rnjë sjellje që kishte adoptuar dritarja e dialogut për të arritur objektivat e vet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Facebook, që më pas publikoi asistentin virtual M në çatin e tij Messenger, nuk është i vetmi nga kompamiotë e mëdha të internetit që nxit inteligjencën artificiale të përdorur në asistentë dixhitalë. Pjesë e kësaj janë dhe Google, Apple, Amazon dhe Microsoft.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?