Facebook mendon dhe për vdekjen tuaj

Facebook do t’i japë mundësinë përdoruesve të tij të përcaktojnë “trashëgimtarët digixhital”. Çfarë janë këta të fundit?!

Facebook do t’ju jap mundësinë të gjithë përdoruesve të tij të përcaktojnë dhe njerëzit që do tju lënë trashgmni adresën e tyre për tu kujdesur, dhe kjo do të ndodh pas vdekjes së tyre. Një prej këtyre opsioneve është edhe mundësia për ta mbyllur përjetësisht llogarinë e tyre në Facebook.

Ndërsa në rastet kur do të duhet të zgjedhin të lënë dikë që të kujdeset atëherë, personi në fjalë do të ketë mundësi t’u përgjigjet mesazheve, kërkesave për miqësi si dhe mund të përditësoj dhe foto e profilit. Gjithashtu ata do të kufizohen nga gjëra të tjera të cilat do të jenë postimet e reja si dhe fshirjet e fotografive.

Më përpara politika e Facebook ishte ngrirja e llogarive të individëve të cilët evidentoheshin nga vet Facebook se kishin ndërruar jetë. Pra këtë herë Facebook do t’ju jap mundësi që në një mënyrë apo tjetër, profili i përdoruesve që do ndërrojnë jetë të mund të qëndrojnë akoma aktivë nëpërmjet profilit të tyre, duke lënë një trashëgimtar dixhital.

Ky ndryshim në Facebook ka ardhur si pasojë e kërkesave të dërguara nga familjarët e personave që kanë ndërruar jetë me qëllim menaxhimin e profileve të tyre.

Ky opsion do të jetë i aksesueshëm të mërkurën për qytetarët amerikan dhe më pas për pjesën tjetër të popullsisë së botës.

V.TH

SHKARKO APP