Facebook në ”blackout”, ra pas akuzave ”bombë” të një ish-punonjëse
Facebook, Instagram dhe WhatsApp vijojnë që të jenë jashtë funksionit prej më shumë se 4 orë. Një nga punonjëset e kompanisë ka hedhur akuza të rënda, teksa thotë se Facebook-u ka promovuar gjuhën e urrejtjes dhe keqinformimit në këmbim të fitimit.
Francis Hogen pohon se ka prova që tregojnë se platforma “tradhtoi demokracinë”. Për të Mark Zuckerberg e di që urrejtja, dhuna dhe lajmet e rreme po lulëzojnë në platforma, por nuk po bënte asgjë për t’i ndaluar ato, pasi kjo do të zvogëlonte kohën që përdoruesi shpenzon për “produktet” e tij.
“Ajo që pashë në Facebook vazhdimisht ishte se kishte një konflikt interesi midis asaj që është e mirë për publikun dhe asaj që është e mirë për Facebook. Facebook ka zgjedhur vazhdimisht t’i shërbejë interesave të veta, të tilla si të fitosh më shumë para. Versioni i Facebook që ekziston sot po copëton shoqëritë tona dhe po shkakton dhunë etnike në të gjithë botën”, tha Hogen.