Facebook rrezikon gjobë 2 trilion USD
Thyerja e privatësisë së miliona përdoruesve të Facebook, nga firma Kambrixh Analitik, e cila dyshohet se i ka përdorur të dhënat e përdorueseve për të ndikuar në fushatën presidenciale për një votë pro presidentit Donald Trump është duke çuar në probleme të shumta për rrjetin Social Facebook.
Pas dhënies së dorëheqjes së kreut të sigurisë së informacionit në Facebook, Alex Stamos, autorietet amerikanë kanë hapur një hetim ndaj rrjetit social, ndërkohë që themeluesi i Facebook, Mark Zuckenber është thirrur në një séance dëgjimore nga Parlamenti Europian si dhe autoritetet britanike.
Duke pritur përfudnimin e hetimeve, kompania Kembrixh analitik ka pezulluar drejtorin Alexander Nix, me argumentimin se ai nuk përfaqëson vlerat e kombanisë dhe se pezullimi i tij tregon se sa seriozisht kompania i merr çështjet e prekjes së privatësisë.
Pak pas publikimit të lajmit në Shtetet e Bashkuara për sa i përket shkeljes së privatësisë së miliona përdoruesve, Komisioni Federal i Tregëtisë dhe anti- trusit Amerikan nisën një hetim, për të parë nëse facebook ka dhunuar një marrëveshje 20 vjeçare mbi mbrojten e privatësisë së përdoruesve të tij. Nëse vërtetohet se marrëveshja është shkelur, kompania do të përballet me një gjobë prej 40 mijë dollarësh për çdo përdorues të cilit i është shkelur privatësia, duke bërë që kompania të paguaj një shifër prej 2 trilion dollarësh në total.
Ndërkohë edhe Brukseli është mobilizuar në këtë çështje, ku e ka cilësuar se kjo shkelje e privatësisë mund të jetë një nga skandalet më të mëdha të shekullit.
Përveç humbjeve të mëdha prej miliona dollarësh që Facebook është duke u përballur gjatë këtyre ditëve, kompania shumë shpejt mund të përballet edhe me humbje të përdoruesve, pasi tashmë pyetja që është kthyer në virale është nëse duhet të fshihet llogaria e facebook apo jo.
http://www.kohajone.com/2018/03/21/skandali-i-vjedhjes-se-te-dhenave-ne-facebook-perfshine-edhe-shqiperine/