Facebook shton masat për autorizimin e reklamave lidhur me zgjedhjet dhe politikën në 32 shtete

Nga Sarah Schiff (Menaxhere e Produkteve në Facebook)

Për të mundësuar diskutime sa më të shëndetshme dhe shërbyer si një forcë ndikimi pozitive për demokracinë në vende të ndryshme përreth botës, ne kemi ndërmarrë hapa për të reduktuar përhapjen e informacionit të gabuar, në mënyrë që të ndihmojmë në parandalimin e ndërhyrjeve të nga jashtë në zgjedhjet politike dhe për të sjellë nivel të lartë transparence dhe origjinaliteti në reklamim.

qershor, ne bëmë të disponueshme për t’u aksesuar në të gjithë botën instrumentet tona të transparencës, gjë që u mundësoi reklamuesve autorizimin: për të ndërmarrë reklama politike, për të vendosur “Paguar nga” (Paid for by) tek njoftimi si dhe t’i ruajnë ato tek arkiva e reklamave të tyre për një afat 7-vjeçar. Tani këtë proces ne e kemi bërë të nevojshëm edhe në 32 shtete të tjera si: Kili, Japonia, Meksika dhe Indonezia, dhe do të nisim zbatimin e politikës tonë për reklamat rreth zgjedhjeve apo politikës. Për të parë listën e plotë të vendeve që do të ndikohen kur të nisë zbatimi i kësaj politike, i cili do të jetë mesi i muajit mars, ju lutemi vizitoni Qendrën e Ndihmës. Ne gjithashtu po punojmë për të zgjeruar zbatimin në më shumë vende gjatë këtij viti, duke përfshirë Myanmar, Brazilin dhe Zelandën e Re.

Autorizimi

Kushdo që dëshiron të postojë reklama lidhur me zgjedhjet ose politikën në këto vende, do të duhet të konfirmojë identitetin e tij përmes një letërnjoftimi të lëshuar nga vendi ku dëshiron të postojë reklamat dhe të zbulojë se kush është përgjegjës për reklamën. Një reklamues mund të zgjedhë vetë një faqe ose organizatë për ta menaxhuar duke shtuar njoftimin “Paguar nga”. Ne kërkojmë që reklamuesi të sigurojë informacione shtesë si: adresa e biznesit, numri i telefonit, posta elektronike dhe faqja e internetit nëse bëhet fjalë për organizatë. Këto kërkesa i mbajnë reklamuesit përgjegjës për reklamat që ata menaxhojnë në Facebook dhe Instagram.

Autorizimet mund të duan disa ditë për t’u përpunuar, kështu që reklamuesve u duhet ta nisin këtë proces më përpara për të shmangur vonesat.

Arkiva e reklamave dhe programi i aplikimit

Reklamuesit e autorizuar do të kenë reklamat e tyre dhe informacionin e përdorur për të konfirmuar njoftimin e vendosur në arkivin e reklamave për shtatë vjet. Aty, personat mund të mësojnë më shumë rreth reklamës, si për gamën e saj të përshtypjeve dhe shpenzimeve, ashtu edhe për informacione demografike, të tilla si mosha, gjinia dhe vendndodhja, për njerëzit që panë reklamën.

Ne e dimë se nuk mund t`i mbrojmë zgjedhjet të vetëm. Kjo është arsyeja pse i ofrojmë studiuesve, akademikëve, gazetarëve dhe publikut të gjerë qasje në Arkivin dhe programin e aplikimit të reklamave për të studiuar dhe analizuar reklamat politike. Tashmë, reklamat nga 32 vendet do të shtohen në programin e aplikimit të arkivit të reklamave. Për më tepër, ne do të prezantojmë Raportin e arkivit të reklamës për secilin nga këto vende, deri në fund të muajit prill. Raporti siguron njohuri të përgjithshme për reklamat rreth zgjedhjeve dhe politikës, të tilla si numri i përgjithshëm i reklamave dhe shpenzimet në arkivin e reklamës. Raporti është gjithashtu në dispozicion si një skedar që mund të shkarkohet.

Ju mund të mësoni më shumë rreth mjeteve tona të transparencës së reklamave këtu. Politikat tona mbi reklamat rreth zgjedhjeve dhe politikës janë përshkruar këtu, dhe në Qendrën e Ndihmës,ku ju mund të shikoni si këto reklama janë rishikuar në vende të tjera.

 

SHKARKO APP