Facebook zbulon sekretet e familjes

Funksioni “Njerëzit që mund të njohësh” i Facebook nga një lojë dëfruese ku mund të gjeje miqtë e vjetër të shkollës fillore mund të bëhet një farë “Vëllai i Madh”, në gjendje të nxjerrë sekretet e familjes.

E tregojnë raste të ndryshme, të mbledhura nga faqja teknologjike Gizmodo, ku algoritmi i rrjetit social, për të cilin njihet vetëm pjesërisht funksionimi, ka vënë në kontakt persona “të padyshimtë” nga klientët e një prostitute tek pacientët e një psikiatre.

Në rastin e një prostitute, e cila jeton në Kaliforni, gruaja është këshilluar që të rekomandojë disa klientë të rregullt si miq “normalë”, pavarësisht faktit se adresa e emailit dhe telefoni që përdorën për “punë” ishin të ndryshme dhe nuk kishin një profil në Facebook në jetën paralele.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një shpjegim i mundshëm, sugjeron faqja, është që rrjeti social përdor informacione nga aplikacionet e tjera në telefon, si vendndodhja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?