Fiken sinjalet tokësore të televizioneve. Në Berat nis dixhitalizimi

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), njofton se në datë 15 Gusht 2017, ka filluar procesi i digjitalizimit të transmetimeve televizive në qarkun Berat. Në këtë qark janë fikur të gjitha transmetimet analoge dhe janë ndezur transmetimet numerike të operatorit publik, RTSH, dhe të operatorëve privatë kombëtarë: Digitalb, Klan TV, Top-Channel, Vizion+ dhe Adtn.

Nëpërmjet teknologjisë se re digjitale, publiku në qarkun e Beratit ka mundësi të shikojë, gjatë gjithë kohës, një sërë programesh pa pagesë, të operatorit publik dhe atyre privatë:

Rtsh 1
Rtsh 2
Rtsh 3
Top-Channel
Klan Tv
Vizion +
ABC News
Top News
Rtsh Sport
Rtsh Art
Rtsh Muzikë
Rtsh Parlament
Rtsh Shqip
Klan +
Klan Shop
Report TV
Tv Globe
TV Berati
TV Onufri

Swiss Digital Desktop Reklama

AMA njofton publikun në qarkun e Beratit të pajiset me marrës digjital (dekoderë universalë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt nuk do të ketë akses në transmetimet televizive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?