FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Franca i kërkon Google-t që të fshijë nga harta burgjet e saj

Ministri francez i Drejtësisë i ka bërë thirrje gjigantit të kërkimit Google, që të fshijë nga harta imazhet e “ndërtesave të sigurisë”, kryesisht burgjet. Kërkesa vjen pasi një gangster famëkeq francez u arratis në mënyrë spektakolare nga burgu me helikopter.

Nicole Belloubet ka vënë në dukje një të metë të madhe në sigurinë e vendit, duke thënë se nuk është “normale” që ambientet e paraburgimit të mund të shikohen lehtësisht në Google.

Në të vërtetë, burgjet mund të gjenden lehtë në imazhet satelitore, duke përfshirë edhe foton e burgut në Reau, ku u arratisi grabitësi Redoine Faid nëpërmjet një helikopteri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë i kam shkruar Google-t duke kërkuar veprime për të hequr [fotografitë] e këtyre vendeve të vuajtjes së dënimit, por asgjë nuk ka ndodhur deri më tani“, tha ajo, duke shtuar se ajo mund të takojë disa prej zyrtarëve përgjegjës të kompanisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faid, gangsteri më i famshëm në Francë u arrestua javën e kaluar nga policia, pasi qëndroi tre muaj në arrati që prej qershorit, duke ikur nga qelia me helikopterë, i sjellë aty nga bashkëpunëtor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?