FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Franca padi kundër Google dhe Apple

Franca fillon një tjetër betejë kundër kolosëve të teknologjisë, Google dhe Apple, deklaroi ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire.

“Ne do të ngremë padi kundër Google dhe Apple për praktika tregtare abuzive, në Gjykatën Tregtare të Parisit”, – deklaroi Le Maire.

Në këtë padi do të përmenden kushtet e vëna nga gjigantët amerikanë, tarifat e imponuara, kontratat e modifikuara njëanshmërisht si edhe çështja e rifreskimit të të dhënave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjitha këto janë të papranueshme, nuk është ajo që presim. Ne nuk mund të lejojmë të trajtohemi siç jemi trajtuar deri tani. Dy kompanitë rrezikojnë sanksione në miliona euro. Përgjegjësia ime është të jem garanti ekonomik i opinionit publik”, – shtoi ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?