Frigoriferët dhe lavatriçet që lidhen me telefonin tuaj!
Keni dëgjuar për lavatriçet dhe frigoriferët smart dhe për më tepër të ndërveprojnë me njeriun? Firma e njohur ndërkombëtarisht LG ka prezantuar lavatricet dhe frigoriferët smart në Panairin e Elektronikeve për Konsumatorët në Las Vegas.
LG, Firma teknologjike është ndër të parat që zbuloi planet e saj për 2016, mes të cilave dhe serinë e re premium të quajtur “Signature”. Lavatriçja e re ka dy zona të ndara, duke u dhënë mundësi përdoruesve të lajnë rroba të ndryshme në të njëjtën kohë.
Ajo mund të lidhet gjithashtu edhe me smartphone, i cili ju lajmëron se kur ka mbaruar procesi i larjes. “Principi që na udhëheq është të jemi të sigurtë se thelbi i produktit tonë është ruajtur nga brezi i ideve deri tek eksperienca e përdoruesit. LG Signature është mishërimi i çdo gjëje që është e rëndësishme për LG, dhe ne shpresojmë të zbatohet filozofia e konsumatorit që vlerëson produktet e mëdha nga firma të fuqishme”, ka thënë Brian Na i LG-së. Firma koreane nuk ka konfirmuar ende çmimet, por thotë se shitja e produkteve do të nisë në mars.