FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Frigoriferët dhe lavatriçet që lidhen me telefonin tuaj!

Keni dëgjuar për lavatriçet dhe frigoriferët smart dhe për më tepër të ndërveprojnë me njeriun? Firma e njohur ndërkombëtarisht LG ka prezantuar lavatricet dhe frigoriferët smart në Panairin e Elektronikeve për Konsumatorët në Las Vegas.
LG, Firma teknologjike është ndër të parat që zbuloi planet e saj për 2016, mes të cilave dhe serinë e re premium të quajtur “Signature”. Lavatriçja e re ka dy zona të ndara, duke u dhënë mundësi përdoruesve të lajnë rroba të ndryshme në të njëjtën kohë.
Ajo mund të lidhet gjithashtu edhe me smartphone, i cili ju lajmëron se kur ka mbaruar procesi i larjes. “Principi që na udhëheq është të jemi të sigurtë se thelbi i produktit tonë është ruajtur nga brezi i ideve deri tek eksperienca e përdoruesit. LG Signature është mishërimi i çdo gjëje që është e rëndësishme për LG,  dhe ne shpresojmë të zbatohet filozofia e konsumatorit që vlerëson produktet e mëdha nga firma të fuqishme”, ka thënë Brian Na i LG-së. Firma koreane nuk ka konfirmuar ende çmimet, por thotë se shitja e produkteve do të nisë në mars.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?